Presidenti i Milanit Silvio Berluskoni pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në zemër të martën. Mediat italiane shkruajnë se gjendja shëndetësore e "Kavalierit" është e mirë për momentin, por mjekët kanë vendosur që ai operohet.
"Berluskoni është i vendosur, i ndërgjegjshëm dhe pret me besim të madh ndërhyrjen",-ka thënë mjeku i tij personal, Alberto Zangrilo.
Aktualisht, drejtuesit e Milanit janë në negociata për shitjen e aksioneve investitorëve kinezë.