Berluskoni zgjedh sherbimet sociale

Berluskoni zgjedh sherbimet sociale

Silvio Berluskoni, pasi nuk gjeti asnjë formë të mundshme për të anuluar vendimin e Gjykatës italiane të Kasacionit për çështjen “Mediaset”, është dorëzuar dhe do të pranojë dënimin. Sipas një prej avokatëve të tij, ish-kryeministri italian ka zgjedhur t’u besohet një vit shërbimeve sociale përkundër qëndrimit një vit në arrest shtëpie. “Javën e ardhshme do të paraqesë në Milano kërkesën për kryerjen e shërbimeve sociale”.

 

Kështu u shpreh avokati mbrojtës i Silvio Berluskonit, Franko Kopi, i cili thekson se kërkesa nuk parashikon treguesin e saktë të mënyrës së plotësimit. “Do të paraqes kërkesën, duke hequr rrethanat e paparashikuara, e më pas do të jenë gjykatësit në Milano që do të vendosin. Kur gjykatësi të fiksojë kërkesat, mund të bien dakord mbi modalitetet përfundimtare”. Nuk përjashtohet që ish-kryeministri t’u besohet shërbimeve sociale edhe në kryeqytetin italian, për arsye të spostimit të tij javët e fundit në pallatin Gracioli në Romë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama