Bermuda pilotet qe u ringjallen 45 vite pasi ishin zhdukur

Bermuda, pilotet qe u ringjallen 45 vite pasi ishin zhdukur
Data e misionit të tyre ishte 27 janar 1945 dhe ishte i orientuar drejt ishujve të Bermudës, në hapësirën e quajtur "Trekëndëshi i Bermudeve" Dëshira e njeriut për të parashikuar të ardhmen, si dhe për të ndikuar në ngjarjet e së kaluarës, kanë qenë vazhdimisht preokupim i tij i fshehur. Duke filluar nga shkrimtarët e ndryshëm të botës fantastiko-shkencore e deri tek sharlatanët e shumtë, është munduar që t'i tregohet njerëzimit diçka në lidhje me ngjarjet dhe rrjedhën e tyre, në të cilat mund të ndikohet drejtpërdrejtë, duke përdorur të ashtuquajturën makinë kohore.

Mirëpo, nuk janë marrë vetëm këta me këtë problematikë. Kjo çështje i ka munduar në njëfarë mënyre edhe filozofët e ndryshëm e madje edhe shkencëtarë të njohur të kohërave të ndryshme, duke u nisur nga Isak Njutoni e gjer tek Albert Ajnshtajni dhe shkencëtari i famshëm i kohës së sotme, Stiven Hoking. Problemi që kanë shtruar këta të tre dhe shumë të tjerë është zhvillimi i ngjarjeve dhe i dukurive natyrore në kohë dhe hapësirë.

Në mënyrë më të moderuar këtë e studioi Ajnshtajni në "Teorinë e relativitetit", në të cilën i shpjegoi gjërat në katër dimensione (tri hapësinore dhe një kohore), ndërsa Hokingu në librin e tij, "Bing Bangu" i studioi në mënyrë më të zgjeruar përmes 11 dimensioneve (7 hapësinore dhe 4 kohore).

Fakti që përmendet në studimet e tyre është i ashtuquajturi "dilatacioni kohor" apo "zgjerimi i kohës". Duke u nisur nga formula e njohur E=m x c2 është munduar të tregohet që materia dhe energjia janë të lidhura ndërmjet tyre në mënyrë të pandashme.

Në një eksperiment që është bërë lidhur me këtë problem, është ai i matjes së kohës nga dy vështrues: njëri në lëvizje e tjetri në qetësi. Ndërkohë që i pari, me orën e tij, fluturonte me aeroplan supersonik, i dyti, qëndronte në tokë dhe nuk lëvizte fare.

Me të zbritur në tokë u vërtetua se ora e të parit po ngecte prapa në krahasim me vështruesin e dytë, i cili kishte qëndruar në tokë i palëvizshëm. Por, ç'do të ndodhte kur njeriu të lëvizë me shpejtësi të dritës prej 300.000 km/s apo përafërsisht sa ajo d.m.th. 298.500 km/s pra, sa 99.5% e shpejtësisë së dritës?

Sipas Ajnshtajnit, njeriu do të plakej dhjetë herë më ngadalë se sa njerëzit e tjerë, që qëndrojnë në tokë. Kjo që u tha më lart nuk është teorikisht e parealizuar, por në kohën në të cilën jemi duke jetuar është teknikisht e pamundshme për shkak të problemeve të ndryshme të pazgjidhura. Pra, në këtë mënyrë të shqyrtimit të problemit u gjet metoda se si të parashikohet e ardhmja. Por si të ndikohet tek e kaluara?

Këtij problemi në mënyrë serioze i është përkushtuar z. Hoking ku përmend "vrimat e zeza" që ndodhen në kozmos. "Me ndihmën e tyre", thotë ai, "është e mundur që të udhëtohet në kohë, pasi ato në një farë mënyre paraqesin tunelet kohore. Problemi qëndron në atë që nuk dihet se sa kohë do të kthehet njeriu prapa në kohë, pastaj problemi i paradoksit kohor ose në mënyrë të ndikimit të rrjedhës së saj për të ardhmen.

Hokingu përmend një rast të pazakonshëm ku kishte marrë pjesë në rolin e ekspertit. Ngjarja kishte ndodhur në qershor të vitit 1990. Gjatë emetimit të programit amerikan CBS, papritmas u ndërpre programi për një lajm sensacional.

Në bazën ushtarake amerikane kishin ateruar pesë aeroplanë gjuajtës - bombardues amerikanë të tipit "Spitfajer" të Luftës së Dytë Botërore. Me radiomarrëse ata lajmëronin bazën se, "kishin kryer misionin e tyre ushtarak me sukses dhe po prisnin leje për aterrim".

Aterrimin e tyre e raporton kol. Benjamin Bruks dhe kapitenët: Antoni Reinhard, Benjamin Helg dhe Donald Viks. Zbritja e pilotëve i befasoi shumë ata, sepse shumë gjëra kishin ndryshuar. Lajmi me kaq u ndërpre në televizion, sepse autoritetet ushtarake ndërhynë dhe nuk lejuan xhirimin e mëtejshëm, me arsyetim se po xhironin sekretet ushtarake të bazës.

Më tej, rrëfen Hokingu, unë mora pjesë në të ashtuquajturën "operacioni i sigurimit", ku edhe pata kontakt direkt me ta. Pilotët në fjalë qenë tepër të shokuar nga ajo që u kishte ndodhur. Mbas marrjes në pyetje arritëm që të kuptojmë se, ekuipazhi kishte pasur për detyrë që të zbulojnë nëndetëset japoneze që lundronin nëpër Oqeanin Paqësor.

Misioni i tyre kishte qenë tepër delikat, sepse ata kishin shfrytëzuar një korridor ajror fare pak të njohur për pilotët. Data e misionit të tyre ishte 27 janar 1945 dhe ishte i orientuar drejt ishujve të Bermudës, në hapësirën e quajtur "Trekëndëshi i Bermudeve".

Në fillim autoritetet ushtarake nuk u kishin besuar, duke menduar se bëhej fjalë për spiunë apo mashtrues. Lajmi për vizitorët e paftuar arriti edhe në Pentagon dhe hulumtimet lidhur me këtë rast i morën përsipër oficerët e lartë të Armatës Amerikane. Identiteti i pilotëve së shpejti u vërtetua: pilotët e eskadrilës ishin shpallur "të humbur në aksion" para 45 vjetëve dhe nuk dihej asgjë për fatin e tyre. Se si është e mundur që këta të shfaqen në këtë kohë, askush nuk ishte në gjendje ta tregonte.

Koloneli Bruks gjatë bisedës me Hokingun rrëfen se atë ditë, gjatë fluturimit mbi zonën e përmendur, ata befas kishin humbur kontrollin mbi aeroplanët e tyre. Aparatet e navigacionit dhe instrumentet e tjera matëse tregonin shenja të mosfunksionimit. Ndërkohë që ata po mundoheshin të stabilizonin aeroplanët, u verbohen sytë nga një dritë e bardhë, e cila i gëlltiti dhe në atë moment ata nuk dinin asgjë për vete.

Stiven Hokingu thotë se, rastet e zhdukjes pa gjurmë të anijeve dhe aeroplanëve, bashkë me personelin e tyre përcjellës dhe me pilotë, janë të dokumentuara, por rasti me të cilin kishin të bënin ishte unik.

Në Pentagon, Hokingu mbajti referat të gjatë me rastin e "ringjalljes" së pilotëve. Ai thotë se, "Trekëndëshi i Bermudeve" dhe drita e bardhë që buron nga ajo, në të vërtetë paraqet vrimën kohore, në të cilën pilotët kishin hasur rastësisht dhe pikërisht kjo u kushtoi atyre që 45 vjet të gjenin rrugën e kthimit. Ajo çka është më interesante është se pilotët nuk ishin plakur aspak.

Rasti i pilotëve të humbur është vetëm një nga rastet e shumta të zhdukjes së objekteve në të. Dokumentet e ndryshme që datojnë nga shekulli XVIII tregojnë se aty janë humbur anije të ndryshme tregtare, e gjer në kohën e sotme kur kanë humbur fregata, tanker e kush e di se çfarë tjetër.

Se në çfarë kohe do të paraqiten ato është vështirë të parashikohet, pasi principi i punës së "Makinës kohore" nuk dihet, thotë Hokingu, dhe vazhdon: - Me rastin që kam studiuar është vërtetuar se, "Makina kohore" me të vërtet punon. Dyert e kohës, siç duket janë hapur, por nuk dihet se ku dhe nga të çojnë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama