Besart Gashi 19 vjeçar nga Malisheva e Kosovës i sëmurë nga leucemia ndodhet i shtruar në spital në Turqi dhe ka nevojë për ndërhyrje mjekësore për shpëtimin e jetës. Familja e tij thotë se nuk ka mundësi të paguajë shpenzimet dhe kërkon ndihmë.
Mesazhi i Qendrim Gashit:
Pershendetje! Se pari kerkoj nga ju qe ket mesazh timin ta lexosh deri ne fund ju lutem. Jam Qendrim Gashi nga Malisheva , asyeja pse ju kontaktoj eshte shume e madhe ,dhe nuk kam kujt ti drejtohem ngase cdo dere qe kemi trokitur na eshte mbyllur, andaj nga ju kerkoj qe te jeni zeri im, zeri i familjes time, zeri i vellaut tim qe pret ndihmen tone. Vellai im Besart Gashi 19 vjecar eshte i semuer nga lekemia akute dhe eshte i shtire ne spitalin e Turqise prej 8 muaj ku ka qene ne trajnimin e terapive, por semundja etij eshte kthyer perseri dhe tani kerkohet intervenim urgjent ne palce dhe ate mbrenda 25 ditve, por qe kjo te jete e mundur na eshte kerkuar nje shum prej 100.000 euro qe per ne eshte e pa perballushme.