Besëlidhja, nën drejtimin e treshes Nikaj-Lani-Lekiqi, vijon stërvitjen intensive në kuadër të transfertës shijakase. Në ndeshjen e javës së shkuar ndaj Kamzës që u fitua nga vendësit 2-0, suksesi erdhi vetëm pjesën e dytë atëherë kur u aktivizuan dy futbollistë që ishin të dëmtuar, mbrojtësi Arsen Sykaj dhe mesfushori Milan Gjorgjeviç.
Ky i fundit, në një prononcim për gazetën, shprehet: "Në pamje të parë duket se jemi në fund të kampionatit, por për Besëlidhjen tani nis, pasi kemi ndeshjet më të fortat dhe më decizivet ku vendoset edhe fati i objektivave.
Në radhë kemi transfertën e vështirë shijakase, ku fazën e dytë e humbëm ndeshjen. Për ne interes paraqesin edhe tri ndeshjet e tjera, ndaj Korabit pretendent dhe Mamurrasit që lufton për mbijetesë. Do luftojmë deri në fund dhe kemi shumë besim se do ngjitemi në elitë", përfundon mesfushori serb.
Përgatiti: Preng Gjikola