Pak orë para kremtimit të Pashkëve, besimtarët katolikë i janë drejtuar Katedrales katolike për të marrë bekimin e për të festuar këtë moment mjaft të rëndësishëm të besimit të krishterë.
Ky është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.