Besimtaret kremtojne lindjen e Krishtit

Besimtaret kremtojne lindjen e Krishtit

Si çdo vit, një traditë për të gjithë besimtarët ortodoksë, në Katedralen Ortodokse kremtohet lindja e Krishtit. Në ambientet e Kishës, zhvillohet mesha më e madhe e shenjtë e drejtuar nga kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Nëpërmjet himneve liturgjike, pjesëve të zgjedhura nga bibla i thurën lavde gjatë ditës së sotme lindjes së shpëtimtarit Jezu Krisht, i cili sipas shkrimeve fetare ka zbritur në tokë për të larë mëkatet e njerëzimit.

Sipas kalendarit fetar Krishtlindja është festa më e rëndësishme, e cila kremton ardhjen në jetë të Jezu Krishtit. Pas meshës së shenjtë e parashikuar të zgjasë deri në orën 10:30, kryepeshkopi do të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë të vendit për të shkëmbyer urimet për një vit të mbarë. Të gjithë besimtarët, veç ndjekjes së meshës kanë mundësi që të vizitojnë edhe ambientet e Katredrales dhe kishëzën e lindjes së Jezu Krishtit. Ky ambient njëkohësisht shërben edhe për pagëzimin e besimtarëve, rit që afron më shumë besimtarin me Kishën dhe me Zotin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama