Beteja Apple vs Samsung
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Samsung Electronics nuk do të promovojë tabletën e re të kompjuterëve në shoun më të madh të elektronikës IFA që po mbahet në Berlin. Shkak është bërë bllokimi i shitjeve në Gjermani pasi një gjykatë në Duseldorf pranoi kërkesën e Apple për të ndaluar shitjen e produktit të Samsungut. Dy rivalet po zhvillojnë një betejë mbi të drejtat për smartphone dhe tabletat. “Samsung e respekton vendimin e gjykatës… në këtë mënyrë ka vendosur që të mos shfaqi Gallaxy Tab 7.7 në IFA” ka bërë të ditur në një komunikatë kompania. Vendimi i gjykatës erdhi pas një vendimi të mëparshëm që kishte ndaluar përkohësisht shitjen e Galaxy Tab 10.1.
Apple pretendon se kompania nga Koreja e Jugut ka shkelur patentën e saj me linjë e smartphonëve Galaxy dhe kompjuterëve tabletë duke argumentuar se Samsung ka kopjuar dizajnin, pamjen dhe ndjeshmërinë e iPhone dhe iPad. Samsungu është kundërpërgjigjur duke thënë se Apple ka bërë të njëjtën gjë me patentën e wireless-it.
”Lufta ligjore” mes dy kompanive po zhvillohet në SHBA, Evropë, Korenë e Jugut dhe Australi që prej muajit prill.