Betohet gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin Amerikan të Shtetit, ambasadori i ri amerikan në Shqipëri, Donald Lu, i cili do të zëvendësojë kolegun e tij Aleksandër Arvizu. Ai tha se do të punojë çdo ditë që aleanca me Shqipërinë dhe Amerikën të arrijnë pritshmëritë ambicioze që kanë këto dy vende. “Shqipëria është një aleate e afërt dhe një mike e Shteteve të Bashkuara. Unë do të punoj çdo ditë në mënyrë që të sigurohem që kjo aleancë dhe miqësi të arrijë pritshmëritë ambicioze që amerikanët dhe shqiptarët ndajnë me njëri-tjetrin.
Ne jemi dhe gjithnjë do të mbetemi dy popuj pafundësisht të përkushtuar ndaj demokracisë, lirisë së qytetarëve, dhe sundimit të ligjit”,- tha ambasadori Donald Lu.