Bibla me e vjeter publikohet online

Bibla më e vjetër publikohet online
Universiteti i Lipsias, që është marrë me projektin së bashku me Bibliotekën Kombëtare të Rusisë në British Library dhe Manastirin e Santa Caterinës, ka bërë me dije se që nga e enjtja disa kapituj të Codex Sinaiticus, që përmban testamentin e Ri më të lashtë, do të jenë të lexueshme në internet, shoqëruar me përkthime në anglisht dhe gjermanisht për të gjithë ata që nuk mund ta ‘përtypin’ dot greqishten e vjetër.

Në www.codex-sinaiticus.net do të jenë të publikuara imazhe me cilësi të mirë të Ungjillit sipas Markut, libra të ndryshëm të Testamentit të Vjetër dhe shënimet që janë mbledhur në dorëshkrim gjatë shekujve. Ndërsa për korrikun e ardhshëm është parashikuar dixhitalizimi i plotë i veprës.

Sipas Ulrich Johannes Schneider, drejtor i bibliotekës të Lipsias, në të cilën janë ruajtur disa pjesë të dorëshkrimit, publikimi në internet do të krijojë mundësinë që të gjithë të mund të studiojnë një punë me rëndësi shumë të madhe për kristianët.

Datuar rreth 350 vjet para Krishtit, sipas ekspertëve dorëshkrimi është kopja më antike e Biblës që ekziston, bashkë me Codex Vaticanus.

Bruna Prifti : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama