Rezultati është bazuar mbi vëzhgimin e mbi 15 milion neutrineve, të cilat kanë përshkuar 730 kilometrat që ndajnë CERN-in (Zvicër) nga laboratori tjetër pritës në Itali. Të dhënat që do të prezantohen sot në Gjenevë tregojnë se neutrineve iu duhen 2,4 milisekonda për të përshkuar këtë rrugë, me një diferencë kohe prej 60 /1 000 000 000 më shpejt se pritej. Rezultati është arritur me anë të disa matjeve tejet të sakta, të bëra nga ekspertët e metrologjisë në CERN në bashkëpunim me kolegët e institucioneve të tjera. Shkalla e gabimit në matje llogaritet të jetë 20 centimetër për gjatësinë prej 730 km të udhëtimit të neutrineve. Për matjet janë përdoruru një sërë instrumentesh të sofistikuara, si sisteme Gps të projektuara posaçërisht për eksperimentin dhe orë atomike.
Vetë CERN-i bën të ditur në një njoftim se “duke parë rezultatet e jashtëzakonshme të këtij eksperimenti, kemi vendosur t’ia nënshtrojmë përfundimet një kërkimi tjetër më të zgjeruar”.