Bie ne rrjete breshka e rralle matrikulohet ne breg

Bie ne rrjete breshka e rralle, matrikulohet ne breg
Është matrikuluar pa nevojën e ndonjë veterineri dhe specialisti të zoologjisë, një breshkë e rënë në rrjetat e peshkatarëve të Durrësit. Breshka ka rënë në rrjetat e peshkatarit Shkëlzen Begu, i cili pasi është zbavitur vetë me të, e ka nxjerrë në bregun e Durrësit, duke ua treguar specien e rrallë edhe pushuesve në brezin e rërës. Gjallesa, e cila nuk është e para që bie në rrjetat e peshkatarëve, ishte rreth 60 cm e gjatë dhe 35 kg. Begu pohoi se breshka ka rënë në kurth në një zonë jo shumë larg nga bregu. Thellësia ku janë hedhur rrjetat nuk ka qenë më shumë sesa 20 m, ndërsa nga brigjet anija e vogël e peshkimit ka qenë jo më shumë se 1.5 milje. Kureshtarët kanë qenë të shumtë, ndaj ata kanë rendur sapo kanë mësuar praninë e breshkës.

Ndërkaq, peshkatari i ka shënuar të dhënat që kanë të bëjnë me vendin ku është gjetur breshka, datën e gjetjes së saj, emrin e peshkatores, si dhe nuk kanë harruar që t’i vendosin emër. Emri i breshkës do të jetë Fjona. Është hera e parë për këtë vit që në ujërat e plazhit të kësaj zone gjendet breshkë uji. Gjallesa nuk kishte asnjë shenjë plagosjeje dhe, sipas peshkatarit, rënia në rrjeta e saj është rastësi. Një vit më parë, dy breshka të rralla uji u kapën nga një peshkatar në bregdetin e Durrësit. Organizata Botërore e Kujdesit për florën e faunën në brigjet e Adriatikut ka ndërmarrë një sërë projektesh lidhur me studimin e jetës nënujore të gjallesave, si dhe me matrikulimin e shumë prej tyre.  

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama