Bie nga kati i 23-te shpeton me disa fraktura

Bie nga kati i 23-te, shpeton me disa fraktura
Një grua ka mbijetuar pasi është hedhur nga kati i 23-të i një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë. Një kalimtar ka mundur të regjistrojë me celular imazhet pas rënies së gruas mbi një taksi që ishte parkuar jashtë hotelit. Sipas disa dëshmitarëve, gruaja donte të vriste veten. 21-vjeçarja argjentinase është shtruar në spital për shkak të disa frakturave. “Kisha zbritur nga makina vetëm një minutë më parë. Nëse do isha brenda saj, tani do isha i vdekur”, ka thënë shoferi i taksisë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama