Bielsa braktis Lacion Tare kthen syte nga i zakonshmi De Biazi

Bielsa braktis Lacion, Tare kthen sytë nga i zakonshmi De Biazi

Situata qesharake që po përjeton skuadra e Lacios mund të ketë pasoja edhe për kombëtaren shqiptare të futbollit. Klubi italian është braktisur nga trajneri Marcelo Bielsa, dy ditë pasi ai kishte arritur akordin me Lacion, duke shkaktuar një krizë të mirëfilltë te skuadra që kishte pretendime të mëdha në këtë sezon.

de biazi

Ndërsa presidenti Klaudio Lotito ka lajmëruar se do të hedhë në gjyq trajnerin argjentinas, ai ka udhëzuar menjëherë Igli Taren që të gjejë sa më shpejt një zëvendësues për të.

Mediat italiane raportojnë se një prej kandidatëve më të mundshëm për Lacion është Xhani De Biazi. Trajneri i kuqezinjve ka qenë prej kohësh në orbitën e Lacios, por palët nuk kanë diskutuar asnjëherë konkretisht mundësinë e emërimit të tij në stolin e bardhekaltërve.

De Biazi ka marrëdhënie shumë të mira me Igli Taren, siç e ka pranuar vetë pak muaj më parë. Tani mbetet të kuptohet nëse kjo miqësi do të jetë aq e fortë sa për ta bindur atë të braktisë projektin me Shqipërinë për t'iu bashkuar këtij klubi që me emërimin e De Biazit do t'u mbyllte gojën të gjithë kritikëve.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama