Big Ben, e cila është ora më e madhe në Londër dhe ndodhet përballë Parlamentit do të “pushojë” gjatë varrimit të ish-kryeministres britanike, Margaret Thatcher. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Bercoë ka thënë se “ky është një gjest i duhur për të shprehur ndjenjat tona”. “Besoj se përmes heshtjes mund të shprehet dinjiteti dhe respekti i thellë”, ka thënë ai. Fëmjët e Thatcherit, Sir Mark dhe Carol Thatcher kanë thënë se e vlerësojnë lart “këtë nder të madh”. Tik-taku i Big Ben-it është njëri nga tingujt më të famshëm të Londrës.Margaret Thatcher që ndryshe njihet edhe si Zonja e Hekurt do të varroset të mërkurën. Thatcher u nda nga jeta më 8 prill 2013.