Pas përfundimit të kampionatit europian është koha për të bërë bilancet në shtëpinë "axurre". Pavarësisht faktit se ekipi u eliminua në çerekfinalet e Europianit, në arkat e Federatës Italiane të Futbollit u derdhën 14 milionë euro.
Bilanci ekonomik duket se nuk është aq keq për Italinë, duke përfituar edhe nga fakti që UEFA vendosi t'i shtonte ndjeshëm shifrat për ekipet pjesëmarrëse në kampionatin europian.
Italia përfitoi 8 milionë euro për pjesëmarrjen në fazën e grupeve, 2 për fitoret në këtë raund, 1,5 për në kualifikimin deri në 1/8-at dhe 2,5 për çerekfinalen.
Nëse "axurrët" do të merrnin pjesë në gjysmëfinale do të kishin përfituar edhe 4 milionë euro më shumë, por edhe kaq nuk janë pak për Italinë.
Të mendosh që Italia fitoi vetëm 15 milionë euro kur shkoi në finalen e Europianit, 4 vite më parë kundër Spanjës.