Bild Tsipras mund te jape doreheqjen

Bild: Tsipras mund te jape doreheqjen

Revista gjermane, Bild, shkruan se Alexis Tsipras mund të japë dorëheqjen në fund të javës. Kundër tij ka një rebelim në Syriza. Ministri i Energjisë, Lafazanis duket se është në krye të këtij rebelimi. Tsipras është nën kërcënim si pasojë e pranimit të planit të Trojkës për masat shtrënguese. Është i njëjti plan që Greqia e hodhi poshtë me referendum.

Sipas Bild, 30 deputetë të partisë së Tsipras, Syriza-s, nga 140 në total që ka kjo parti në parlament, janë kundër tij. Edhe partneri në koalicion, grekët e pavarur të Anel, kërcënojnë me refuzim të marrëveshjes së nënshkruar dje në Bruksel pas 17 orësh bisedime.

Bild shkruan se Tsipras po mendon dorëheqjen. Skenari i mundshëm është dorëzimi i planit të mërkurën në parlament dhe lajmërimi i dorëheqjes së qeverisë. Në këtë mënyrë ai mund të parandalojë masat shtrënguese ndaj popullit grek.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama