Ministri i Jashtë i Danimarkës, Carl Bildt ka deklaruar pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit të BE-se se, Shqipëria ka bërë hap më shumë seç priteshin dhe për këtë e meriton statusin kandidat.
“Shpresoj të marrim vendim pozitiv edhe për Shqipërinë. Nuk kam folur me ministri ne jashtëm të Holandës, por statusi nuk është një gjë përfundimtare, Shqipëria ka ende shumë reforma për të bërë. Nga ana tjetër ka bërë gjëra më shumë seç prisnim, si zgjedhjet. Shpresoj që çështja e Shqipërisë të zgjidhet zgjidhja”, u shpreh Bildt.
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së do ta marrin sot shumë vendime të rëndësishme për procesin e zgjerimit të BE-së. Ndërsa Shqipëria pret marrjen e statusit kandidat, Serbia dhe Maqedonia presin negociatat për anëtarësim në BE. Dritë jeshile për në BE pret edhe Bosnje Hercegovina.
“Shpresoj që do të ecim përpara me procesin e zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, duke garantuar paqe dhe prosperitet. Por jam i shqetësuar për ngërçin e krijuar në Bosnje. Rrezikon të mbesë para të gjithë vendeve të tjera. Liderët e saj janë përgjegjës”, shprehet ministri i Jashtëm i Danimarkës.