Një biletë treni, pa emër e mbiemër të pasagjerit, është përdorur si provë materiale nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për tërheqjen e urdhër arrestimit ndaj ministrit pa portofol të qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vulin, raporton “Koha Ditore”.
Bileta është konsideruar si dëshmi se ministri serb kishte hyrë herën e fundit në Kosovë në mënyrë legale.
Vendimi i gjykatës:
“Urdhërohet tërheqja e urdhër-arrestit… ndaj të dyshuarit Aleksandër Vulin nga Novi-Sadi, i lindur më datën 02.10.1972 në Bosnjë-Hercegovinë, shtetas i Republikës së Serbisë, ministër pa portofol në Qeverinë e Serbisë”.
“Këtë tërheqje të urdhër-arrestit duhet ta zbatojë Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicës, njësia e ekzekutimit të urdhër-arrestimeve në bashkëpunim me stacionet e tjera policore në Kosovë”. Ndërkohë, Vulin dhe Vuçiç vizitojnë sot Kosovën për të inkurajuar serbët të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që mbahen këtë të diel.