Në një intervistë me gazetarin e njohur Amerikan Charlie Rose, themeluesi i kompanisë Microsoft Bill Gates ka shpjeguar pse iPad pati kaq sukses të madh, dhe pse jo të njejtin fat nuk e pati PC tableta origjinale.
Microsoft kishte një ide rreth një tableteje që nga viti 2000. Në fakt, Bill Gates u tregoi një koncept të kësaj tableteje rreth 12.000 personave në një panair ‘Computer Dealer’s Exhibition’, në Nëntor të 2000-s. Dhjetë vjet më vonë, Apple lëshoi iPad, një tabletë që ndryshoi botën, dhe që u shit rreth 14,8 herë në të gjithë botën.
Gjatë intervistës me Charlie Rose, gazetari pyeti: “Ju kishit menduar rreth një sistemi ‘touch’ dhe një tablete përpara Steve Jobs?” Përgjigjia e Gates ishte: “Unë kisha menduar për këtë gjë shumë më herët se sa duheshe.” Kur u pyet pse iPad-i ishte kaq i suksesshëm, Gates u përgjigj: “Ai (Steve Jobs) bëri disa gjëra më mirë se mua. Punimi inxhinjerik i iPad-it, koha se kur doli në treg, të gjitha këto u përmblodhën në një paketë që ishtë si përfundim më e mirë. Tabletat që kishim bërë ne (Microsoft-i) më përpara nuk ishin aq të holla, dhe jo aq tërheqëse se ato që erdhën më vonë, pra iPad-i.”
Gates ka shtuar se nuk është asnjëherë kurrë për të rregulluar dicka, dhe ka premtuar se me Windows 8 do të ndryshojë ‘lojën’. “Tani Microsoft ka dicka që mund të ndryshojë të gjitha rregullat e ‘lojës’,” ka shtuar Gates.
http://www.tech.al/bill-gates-ja-pse-ipad-pati-sukses/