Bimet dhe kurat per te trajtuar te gjitha format e semundjeve reumatike

Bimet dhe kurat per te trajtuar te gjitha format e semundjeve reumatike
Reumatizmi është shkaku i dytë, pas sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, që shkakton më tepër paaftësi për punë. Më tepër se 50 për qind e njerëzve mbi 65 vjeç vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa kjo përqindje është më e lartë te seksin femër. Të gjitha format e sëmundjeve reumatike, duke filluar që nga artrozat e deri tek osteoporoza, nga dhimbjet e belit e deri tek artriti reumatoid, janë të rënda për t’u trajtuar nëse zbulohen me një vonesë të madhe. Mjekët këshillojnë se është mjaft e rëndësishme të kapen me kohë shenjat e para të sëmundjes. Diagnostifikimi mund të bëhet me mjaft sukses, meqë simptomat e para të kësaj sëmundjeje hetohen lehtë.

Artriti

Artriti reumatik është forma më e rëndë e sëmundjeve reumatike, që fillon me një inflamacion të artikulacioneve, vihet re që në mëngjes herët, me t’u zgjuar nga gjumi. Shfaqet me lëvizjen e vështirësuar të duarve, që mund të zgjasë edhe deri në një orë. Në këto raste është mirë të paraqiteni menjëherë te specialisti, i cili do t’ju këshillojë një sërë ekzaminimesh laboratorike për të vërtetuar praninë e faktorit reumatik në serumin e gjakut tuaj. Bëni kujdes! Vetëm analizat nuk mjaftojnë. Për konstatimin e diagnozës ka ende nevojë për një krahasim të shenjave klinike me përfundimet laboratorike nga mjeku specialist. E njëjta këshillë vlen edhe për artrozën më të thjeshtë e deri te format e tjera reumatike. Analizat, edhe pse të nevojshme, nuk mund të jenë krejtësisht të sakta. Përkundrazi, është e nevojshme një vizitë te mjeku specialist, i cili do të bënte vlerësimin e tërë situatës klinike dhe të të dhënave laboratorike. Ky vlerësim nuk do të thotë vetëm një “lexim” i thjeshtë i radiografisë.

Mjekimi

Ata që vuajnë nga reumatizmi e dinë mirë se antiinflamatorët,që shërbejnë për të lehtësuar dhimbjen, shkaktojnë dëmtime në stomak e në veshka. Kështu, duke u munduar që të mjekojnë një sëmundje, shkaktojnë një tjetër. Tani për tani, reumatologët po presin me padurim përfundimet e një gjenerate të re barnash, të ashtuquajtura frenues të COX 2, që nuk janë të dëmshëm për stomakun dhe veshkat.

Zbulimet më të fundit mbi “dhimbjet e lehta”

-Klima. Nuk është e vërtetë se lagështira shkakton reumatizmin. Ajo reumatizmin e bën vetëm më të rëndë.

-Uji. Ata që mbajnë shpesh duart në ujë nuk janë më të rrezikuar se të tjerët. Por, nëse vuan nga reumatizmi, atëherë ajo shton dhembjet.

-Pesha. Personat që kanë peshë më të lehtë trupore vuajnë më shumë se ata që kanë disa kilogramë më tepër, por jo shumë.

-Dieta. Të hash fruta e perime ndihmon në luftimin e sëmundje së reumatizmës. Më mirë është të pakësohet përdorimi i mishit, i verës, dhe i ushqimeve me erëza.

-Dhimbjet e shpinës. Mjekimi i vetëm për këtë sëmundje është pushimi i plotë. Sipas statistikave, të gjitha dhimbjet e belit zgjasin një javë, qofshin të kuruara ose jo me pomada të ndryshme apo me antiinflamatorë.

-Dhimbjet të qafës. Një ndër tri rastet, ka prejardhje psikologjike. Ndër sëmundjet reumatike është mjaft e fortë trashëgimia gjenetike. Por specialistët japin disa këshilla për të larguar rrezikun e sëmundjes.

-Ushtrimet fizike. Kryerja e ushtrimeve është themelore. Duhen bërë vazhdimisht, por nuk duhet të kalohet masa. Not e gjimnastikë ; këto janë sportet që rekomandohen më së shumti. Por, për më të moshuarit janë më të përshtatshme shëtitjet e gjata.

–Qumështi. Rekomandohet konsumimi i një sasie të madhe qumështi. Kjo vlen për të gjithë personat që vuajnë nga osteoporoza (mungesa e kalciumit) duhet të pinë 4-5 gota qumësht në ditë.

-Dielli e ajri i pastër. Janë aleatët e tjerë për një formë të mirë fizike e për të gëzuar një shëndet sa më të mirë.

Çfarë duhet të bëjmë për të lehtësuar dhimbjet e reumatizmit

Për të vuajtur sa më pak, tani ka një mënyrë të re: “ekonomia artikulare”. Për pacientë të prekur nga sëmundje reumatike edhe veprimet më të thjeshta si: hapja e një dritareje, e një dere, mbathja e këpucëve, hapja e një shisheje etj., shkaktojnë një mbledhje të kyçeve, dhimbje që sjellin rrezikun e përkeqësimeve të mëtejshme. Por nuk janë vetëm barnat që përdoren për të lehtësuar dhembjet e të sëmurëve me reumatizëm. Ka edhe një mënyrë tjetër të quajtur “ekonomia artikulare”. Kjo metodë e re trajtimi është tërësia e një programi terapeutik dhe e mjeteve që u mundësojnë pacientëve të mësojnë përdorimin e duarve e këmbëve, duke shmangur sforcimet e tepërta të kyçeve. Kjo metodë bën parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të sëmundjes, si dhe rifitimin e funksioneve të humbura të gjymtyrëve. Gjestet që duhet të shmangni për të lehtësuar dhimbjet e sëmundjeve reumatike.

Mos e mbani kurrë çantën të varur në bërryl, por gjithmonë në shpatull. Mos mbathni kurrë këpucë me taka të larta, të ngushta, ose mjaft të holla. Kur shkruani, më mirë përdorni një laps ose stilolaps të trashë, në vend të ndonjë lapsi me përmasa normale. Kur ngrini një sërë pjatash, më mirë bëjeni këtë veprim duke i vendosur të tërë gishtat nën to, sesa duke e mbajtur gishtin tregues mbi to. Mjetet që ndihmojnë njerëzit që kanë probleme reumatike e vuajnë nga duart janë thika, çelës konservash, hapëse shisheje. Këto mjete lejojnë një hapje më të lehtë të tyre nga njerëzit që kanë probleme me duart. Ndërsa për ata që vuajnë nga “këmba e diabetit” ose ajo “reumatike” tani gjenden këpucë që përshtaten sipas këmbës. Ato kanë aftësinë të rishpërndajnë peshën e trupit mbi shputën e këmbës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama