Binjaket e lindura 87 dite larg njera-tjetres

Binjaket e lindura 87 dite larg njera-tjetres
Ato janë binjake, por kanë lindur me 87 ditë distancë nga njëra tjetra. Vogëlushet Katie dhe Amy kanë lindur në Irlandë dhe ardhja e tyre në jetë përbën një rast shumë të veçantë. Nëna e vajzave, 34 vjeçarja Jones Elliott fillimisht solli në jetë Amy, më 1 qershor dhe vetëm pas afërsisht 3 muajsh, më 27 gusht lindi Katie, binjakja e saj.

Në përgjithësi kur pritet të vijnë në jetë binjakë, kontraksionet vazhdojnë tek nëna derisa lindin të dy fëmijët, por në rastin e Elliott, kontraksionet ndaluan papritur pas lindjes së vajzës së parë. Kështu që prindërit vendosën të presin derisa natyra të bënte punën e saj dhe vajza e dytë të vinte në mënyrë të natyrshme në jetë, plot 87 ditë pas lindjes së motrës së saj binjake. Rasti përbën pa dyshim një rekord botëror, duke qene së literatura shkencore njihte deri më tani si distancën më të mëdha në të cilën kanë lindur binjakë, një rast me 84 ditë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama