Biokimia e nje puthjeje. Ja perse na pelqen te puthim

Biokimia e një puthjeje. Ja përse na pëlqen të puthim
Por përse puthim kaq me dëshirë? Epo është thjesht çështje biokimike. Të paktën sipas disa konkluzioneve të fundit të nxjerra nga kërkuesit amerikanë, që kanë zbuluar procesion biokimik të lidhur me eksperiencën e puthjeve në një grup femrash dhe meshkujsh. Nga një test i realizuar me disa studiues të “Lafayette College” në Pennsylvania, është zbuluar se burrat dhe gratë reagojnë kimikisht në mënyra të ndryshme. Si për njërin dhe tjetrin seks, në momentin vendimtar të puthjes trupat takohen në një kaskadë reaksionesh biokimike që kanë si rezultat një ngritje të fortë të nivelit të ositoksinës, një hormon që ka ndikime të forta mbi të dy partnerët, në raportet e dashurisë apo edhe në besimin në vetvete, duke bërë një balancim të nivelit të kortisolit, hormon i lidhur me stresin.

Në veçanti, niveli i kortisolit duket se vepron në të njëjtën mënyrë si tek meshkujt dhe tek femrat, por për sa i përket ositoksinës, ekziston një ngritje më e madhe tek meshkujt sesa tek femrat.

Interpretimi i këtyre rezultateve është i vështirë. Sipas studiuesve, gratë do të donin më shumë se një puthje për t’u ndjerë të motivuara ose seksualisht të përgatitura dhe madje, edhe një atmosferë më romantike sesa ajo e ambientit përreth (darkë nën qirinj), por duhen pafund edhe fjalë të ëmbla. Kaq interpretim duket i thjeshtë megjithatë, për sa i përket ositoksinës në rolin e indikatorit të sigurt për të dy sekset mbi gjendjet emocionale që duan të eksplorojnë, nuk duhet të mos kenë parasysh edhe mundësitë që ekzistojnë në profilin biokimik të ndryshëm për sa u përket dy sekseve. Prof. Dr. Johannes Huber i “Uni- Frauenklinik” në Vjenë, ka shpjeguar se çfarë ndodh tek një burrë dhe tek një grua gjatë puthjes. “Hormoni mashkull i pjellorisë, testosteroni, mbërrin në trupin e femrës përmes pështymës së mashkullit dhe stimulon dëshirën seksuale (libido). Në pështymën e femrës ndërkohë ka më shumë ositoksinë, hormone femërore që favorizojnë bashkimin, afinitetin dhe epshin, që motivohet nga partneri”.

Për kë është më e rëndësishme puthja atëherë?

Sipas Prof. Huber, për të dy partnerët bëhet fjalë për një provë ëmbëlsie. Për femrën megjithatë, prezenca e hormoneve femërore në pështymë e bën puthjen më të rëndësishme sesa akti i marrëdhënies së seksit për mashkullin. Për femrat, puthja ka më rëndësi sesa për meshkujt, për ata mjafton një puthje në buzë dhe një kthim i saj nga femra për të kuptuar nëse është e duhura, ajo me të cilën do të martohet dhe të krijojë një familje. Shkëndija, të paktën për atë (femrën), fillon pikërisht në gojë. Të ndjesh aromën e saj dhe të presësh dridhjet përgjatë shpinës, i lejojnë femrës të dedikohet dhe të jepet më shumë, ose të kërkojë një tjetër partner (kur nuk i merr këto efekte). Një konfirmim të cilin femrat në të gjithë botën e mësojnë që fëmijë: duke u puthur në një marrëdhënie dhe duke vazhduar ta bëjnë atë edhe kur raporti është më i matur dhe në një moshë më të madhe, dhe puthja është fondamentale për femrat shumë më shumë sesa për meshkujt. Kryesisht, më pak selektivë në zgjedhjen e shoqes së jetës dhe më të shqetësuar për të kaluar tek hapi tjetër janë meshkujt, të cilët duke lënë mënjanë “romantizmin e mërzitshëm” apo sipërfaqësor nxitojnë për të mbërritur në momentin e duhur për ta konkretizuar atë; në kontaktin “pa rroba”.

Por, nëse biokimia flet, atëherë përse të mos thërrasim edhe njëherë studimin e puthjes dhe nëse e aplikojmë si duhet, ajo do të jetë mjaft pozitive edhe për shëndetin.

Të puthesh të bën mirë, e thonë prej kohësh mjaft ekspertë dhe konfirmimi vjen edhe nga Rusia. Sipas një studimi të publikuar në periodiken ruse ‘Pravda’, e puthura përmirëson qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e dhëmbëve, por jo vetëm kaq, e puthura ul edhe nivelin e kolesterolit dhe presionin e gjakut. Një puthje pasionante mund të jetë edhe një kompliment i gjithë natyral i një diete dobësimi, duke parë harxhimin energjik gjatë aktit: i bie që të harxhohen 12 kalori për çdo puthje. Dhe e fundit, prodhimi i endrofinës është rezultat i një kure të përkryer natyrale në raste dhimbjesh, më mirë sesa një qetësues i krahasueshëm me një masë të vogël morfine.


Buetooth

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama