Pas nje martese per shumicen e bashkeshorteve femija eshte gjeja me e rendesishme. Kur kjo vjen nuk ka gje me te bukur. Por, ka raste kur çiftet e kane te pamundur te lindin nje femije, kjo per arsye nga me te ndryshmet, deshira per te pasur nje trashegimtar nuk i pengon ata qe te ne familjen e tyre te vije nje femije qofte edhe i huaj i cili ka pasur nje fat ndryshe, eshte braktisur i sapo lindur nga prinderit e tij biologjike. Te kesh nje femije tashme eshte e thjeshte, mjafton te plotesosh kushtet e vendosura.
Burime nga gjykata e Tiranes bejne te ditur se prinderit biresues kerkojne te biresojne femije qe nuk e kane mbushur ende vitin e lindjes, por ka dhe raste te moshes tre dhe kater vjeç. Ndersa, mosha e prinderve biresues ka qene kryesisht mbi 40 vjeç, dhe çifte qe kane mbi 10 vjet martese. Ne Kodin e Familjes eshte percaktuar se biresuesi duhet te kete nje diference moshe te pakten 18 me vjet me te biresuarin. Nje aspekt tjeter qe vihet re ne vendin tone eshte se kryesisht çiftet shqiptare kane tendence te biresojne kryesisht te afermit e tyre, pra nje femije qe kane lidhje gjaku.
Pothuajse ne çdo vendim te gjykates shikon te argumentohet se çiftet qe kane bere kerkese per biresim, nga aktet qe ndodhen ne dosje, del qarte se kerkuesit gezojne personalitet shume te mire, kane arsimimin dhe kulturen e duhur per te edukuar sa me mire nje femije, kane te ardhura te mjaftueshme financiare, kushte te pershtatshme per banim e jetese normale familjare. Por, per ta na e shpjeguar ne menyre me te detajuar se si mund te biresosh nje femije apo dhe te dhena te tjera ne lidhje me procedurat ne kemi biseduar me avokat Genc Terpo, i cili eshte ekspert ligjor ne fushen e biresimeve dhe ne legjislacionin e se drejtes familjare. Ne kete interviste, Terpo na shpjegon ne menyre te detajuar situaten e biresimeve ne vendin tone.
Z. Terpo, si ekspert ligjor ne legjislacionin e te drejtes familjare dhe fushen e biresimeve, mund te na thoni sa kerkesa ka pasur keto vite per te biresuar nje femije?
Normalisht eshte nje numer i madh kerkesash nga ana e çifteve shqiptare dhe te huaja qe kerkojne te biresojne femije, te cilet i jane drejtuar Komitetit Shqiptar te Biresimeve. Per sa i perket kerkesave, natyrisht qe numri i tyre eshte me i madh se numri i femijeve qe jane ne listat e biresimit prane KSHB.
Kane qene çifte shqiptare apo te huaj?
Jane çifte shqiptare dhe te huaja, ose çifte ku njeri nga shtetasit eshte shqiptar dhe tjetri i huaj.
Gjate viteve te fundit kemi vene re nje tendence te te huajve per te biresuar femije shqiptare, pse eshte kjo deshire?
Tendenca e biresimit te femijeve shqiptare nga çiftet e huaja nuk mund te themi me plot goje se eshte rritur ne parametra shume te dukshem krahasimisht me vitet e meparshme, megjithate pas vitit 2007 me miratimin e Ligjit Nr. 9695 date 19.03.2007 "Per procedurat e biresimit dhe KSHB", duke realizuar implementimin e ketij te fundit eshte bere me e qarte per te gjithe shtetasit shqiptare apo te huaj ( rastet kur shtetasit e huaj i perkasin nje shteti qe ka ratifikuar Konventen e Hages per biresimin ndervendas), procedura qe duhet te ndjekin per te aplikuar dhe per te permbushur kushtet e nevojshme ne reference te ligjit per biresimin e nje femije shqiptar.
Si vijne ata deri tek autoriteti kompetent qe eshte KSHB dhe cilat jane procedurat, neper te cilat ata duhet te kalojne per te biresuar nje femije?
Çiftet qe i drejtohen organit kompetent (KSHB) per biresimin e nje femije duket te plotesojne fillimisht dokumentacionin e specifikuar ne nenin 18 te ligjit Ligjit Nr. 9695 date 19.03.2007 "Per procedurat e biresimit dhe KSHB". Me pas çiftet i nenshtrohen seancave trajnuese dhe investigative te realizuara nga sektori i specializuar i KSHB.
Ne kete faze synohet te zhvillohet nje veprimtari gjitheperfshirese nga KSHB lidhur me evidentimin e çeshtjeve qe ndikojne ne rritjen dhe edukimin e nje femije nga çifti aplikant dhe paralelisht nga zyra juridike investigohet lidhur me dokumentacionin e paraqitur nga aplikuesi. Gjithashtu, KSHB bashkepunon me organet dhe institucionet e qendres se banimit te çiftit aplikues per te marre informacion te detajuar mbi ta. Ne perfundim te seancave te zhvilluara dhe ne respekt te ligjit nga sekretariati ekzekutiv realizohen vizitat ne ambientet e banimit te aplikuesit per tu njohur me kushtet konkrete ku jeton çifti me menyren se si eshte organizuar jeta e tyre dhe me standardet objektive te krijuara ne keto ambiente per te siguruar interesin me te larte te femijes.
Duke qene se KSHB eshte nje organ qe funksionon me keshill drejtues ne mbledhjet e ketij te fundit jepet pershtatshmeria e çifteve ne rast se ata i permbushin kriteret per te siguruar biresimin ne te ardhme ne te nje femije nga listat e KSHB. Pas superimit te ketij momenti, pasi evidentohen rastet e pershtatshme per biresimin e nje femije te ndodhur ne listat e KSHB eshte po keshilli drejtues qe vendos per biresimin e femijes nga çifti qe ka aplikuar.
Ka pasur ndonje rast, prinder te cileve KSHB i ka refuzuar kerkesen e tyre per te biresuar nje femije?
Natyrisht qe te biresosh nje femije kerkon ekzistencen e kushteve dhe standardeve specifike per çiftin qe aplikon ne KSHB. KSHB eshte autoriteti qe shqyrton dhe vendos mbi kerkesat e çifteve ose personave per biresimin e femijeve. KSHB gjate zhvillimit te veprimtarise se tij synon gjithnje garantimin e interesit me te larte te femijes, duke perzgjedhur ne reference te ligjit. Ne rastet kur çiftet nuk i permbushin kriteret ligjore te specifikuara ne ligjin Nr. 9695 date 19.03.2007 "Per procedurat e biresimit dhe KSHB" natyrisht qe per shkak te ligjit nuk mund te pranohen nga institucioni per te biresuar dhe normalisht kerkesa e tyre refuzohet qe ne fazat e para te aplikimit. Politikat qe KSHB ndjek aktualisht synojne gjithnje e me teper gjetjen e nje familjes sa me te pershtatshme per femijet dhe natyrisht ne qofte se nuk plotesohen kriteret ligjore nga ana e çifteve atehere kerkesa e tyre nuk mund te pranohet per shkak te ligjit. KSHB zbaton me perpikeri çdo dispozite te ketij te fundit.
Cilat jane kombesite (çiftet te ciles kombesi jane) qe kerkojne me shume femijet shqiptare?
Ne Shqiperi mund te biresojne te gjithe shtetasit shtetet e te cileve kane nenshkruar Konventen e Hages per biresimin nder vendas. Natyrisht qe biresime ka pasur ne mjaft vende (Amerike, Itali, France, Kanada etj., etj.), informacion me i detajuar gjendet ne faqen zyrtare te autoritetit kompetent.
1. Kerkesen me motivimin e biresimit.
2. Te dhenat personale per marredheniet nderpersonale te anetareve te familjes, informacione per pjesetaret e familjes dhe qendrimin e tyre ndaj biresimit.
3. Te dhenat per gjendjen civile, si certifikaten e lindjes, certifikaten e marteses, certifikaten e zgjidhjes se marteses ose te vdekjes se bashkeshortit.
4. Vertetimin e gjendjes gjyqesore.
5. Te dhena per femijerine dhe menyren e rritjes.
6. Raportin mjekesor dhe historine mjekesore te familjes.
7. Vertetime te punesimit, te te ardhurave dhe te pasurise se paluajtshme.
8. Vertetimin e pronesise se baneses dhe te dhena per kushtet e banimit.
9. Vertetimin per gjendjen ekonomike dhe sociale.
10. Vertetimin, nga organet e njesise se qeverisjes vendore te vendbanimit, per sjelljen dhe figuren morale.
11. Deklaraten e gatishmerise se familjareve dhe te miqve ne mbeshtetje te aplikantit biresues.
Me pas, ata jane te detyruar te ndjekin seancat e trajnimit dhe te plotesojne te gjitha parametrat qe sigurojne interesin me te larte te femijes ne mbeshtetje te Ligjit Nr. 9695 date 19.03.2007 "Per procedurat e biresimit dhe KSHB".