Bisedat me prinderit i mesojne te flasin jo televizori!

'Bisedat' me prinderit i mesojne te flasin, jo televizori!

Të bisedosh drejtpërdrejtë me fëmijët kur ata janë në fazat e para të mësimit të gjuhës, i ndihmon ata të kenë një fjalor më të pasur dhe për të kuptuar fjalët më shpejt, një efekt i cili nuk merret nëse i lë ata përpara televizorit.

Përfundimi erdhi nga një studimi i realizuar nga Stanford University, botuar në revistën “Psychological Science” Hulumtuesit kanë studiuar 29 fëmijë, 19 muajsh, të gjithë nga Amerika Latine. Në bazë të testeve, pas 5 muajsh ekzaminim, ata fëmijë me të cilët prindërit kishin folur më shumë, dëshmuan një fjalor më të mirë dhe një përpunim më të shpejtë të fjalëve që donin të thonin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama