BitTorrent vitin e ardhshem cdo gje legale

BitTorrent, vitin e ardhshëm, çdo gjë legale

BitTorrent, kompania e përgjegjshme për teknologjinë e shpërndarjes së kartelave ilegale në Internet, do të marrë një drejtim të ri vitin që vjen. Drejtori Ekzekutiv i Tregtisë të BitTorrent, Matt Mason, ka thënë se kompania po planifikon të “bashkohet me industrinë e muzikës dhe filmave, që të shpërndajë filma dhe muzikë në mënyrë legale.”

bittorrent BitTorrent, vitin e ardhshëm, çdo gjë legale

BitTorrent do që të vërtetojë se mund të shkojë më tej shkarkimeve falas dhe ilegale, në mënyrë që të gjenerojë më shumë shitje. Deri tani, kompania ka rreth 160 miliona përdoruesa në dy klientët, BitTorrent dhe ?Torrent.

Sipas të dhënave të kompanisë, rreth 40 miliona nga përdoruesat e saj janë aktivë çdo ditë; një numër ky shumë herë më i madh se anëtarët e Netflix dhe Hulu bashkë.

Mason ka shpjeguar se BitTorrent po mundohet të jetë një partnere me industritë e muzikës dhe filmit. “Është me të vërtetë një sfidë e madhe. Njerëzit akoma nuk arrijnë të kuptojnë se në jemi një kompani. Ata mendojnë se ne jemi dy adoleshentë në një bodrum në Suedi,” ka shtuar Mason.

Një tjetër aspekt që kompania kërkon të zotërojë janë celularët, me anën e aplikacioneve për Android dhe iOS. Në planet e kompanisë është gjithashtu partneriteti me kompani të tjera për pajisje nga ku mund të shkarkohen përmbajtje direkt, pa nevojën e një kompjuteri. Ky bashkëpunim pritet të vijë në Azi dhe Evropë vitin e ardhshëm, por në SHBA do të vonohet edhe pak më shumë. /k.h. – Tech.Al/


http://www.tech.al/bittorrent-vitin-e-ardhshem-cdo-gje-legale/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama