Koicidencë apo e përllogaritur, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës se guvernatori Ardian Fullani duhet të qëndrojë në qeli, ky i fundit është vendosur në të njëjtin paraburgim me ish-vartësin e tij Ardian Bitraj të dyshuarin kryesorë të vjedhjes së 713 milionë lekëve.
A1Report sjell një listë se në cilat paraburgime janë vendosur personat e dyshuar për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë dhe akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ku kreyson paraburgimi 302 me Bitrajn, Fullanin, ndjekur më pas nga parburgimi 313 “Jordan Misja” ku qëndron ish-drejtori i Emisionit të parave Dorian Collaku, njëherësh dhëndrii i mbesës së Fullanit, dhe Inspektoria e Përgjithshme e Bankës Elivar Golemi.
Fullani dhe Golemi do të qëndrojnë në paraburgim deri në një moment të dytë, pasi të hënën pritet që avokatët e tyre mbrojtës të apelojnë masat e sigurisë duke pretenduar paligjshmërinë e arrestimit, teksa Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pas interesimit të A1Report ka shpjeguar se bankierët janë vendosur në qeli normale si çdo i paraburgosur.