Te pakten kjo eshte fjala e fundit, dale nga mbledhja e eksperteve te “Winter Academy of dermatology and oncology”, bazuar edhe ne nje studim italian, i bere nga Qendra Pasuniversitare e Dermatologjise Biologjike dhe Psikosomatike e Universitetit te Firences, Milanos, Sienes. Ata thone se bukuria fillon nga tavolina, duke evituar ushqimet me shume sheqer apo te pjekura shume, qe me te vertete jane si nje bombe per organizmin. Shpesh lidhja mes sheqernave dhe proteinave formojne toksina te demshme. Mjafton nje fete torte, nje pije e gazuar ose 150 grame ushqime te skuqura ne dite per te rritur me 13 per qind mundesine per plakjen e lekures. Kerkimi i kryer ne 120 persona te ndare ne grupe me moshe te ndryshme tregoi se ajo çka hame redukton rrudhat ne lekuren tone.
Por perveç ushqimeve te shendetshme, qe eshte nje keshille qe ekspertet sugjerojne gjithmone, eshte mire te ekspozohesh edhe pak ne diell çdo dite dhe te kesh nje stil jetese te shendetshme larg alkoolit dhe duhanit. Jo te gjithe jane dakord per risine dhe rendesine e rezultateve te kerkimit dhe te flasesh per meny antirrudhe mund te jete e tepert. Megjithate dihet qe duhet te konsumojme çdo dite bishtaja (fasule, thjerreza, bizele), disa lloje peshku, sidomos sardele dhe ton, perime te fresketa (spinaq, brokoli, lulelakra), agrumet, kivi dhe fruta pylli. Ne fund mos harroni shume uje dhe lengje natyrale pa sheqer.
Ushqimet alkaline, te cilat duhet te merren ne sasi me te madhe ne diete, jane pothuajse te gjitha perimet, veçanerisht ato me gjethe te gjelbra dhe supat e gatuara me to. Ato ndihmojne jo vetem per nje lekure me te mire, por edhe per nje shendet me te mire. Lakra, ne menyre te veçante, eshte pastrues i shkelqyer per trupin e fytyren, e pasur me vitamina dhe minerale. Ndermjet bishtajoreve, kokrrat e sojes jane me shume alkaline, nje trajtim i shkelqyer per mbiaciditetin, po ashtu edhe qumeshti, gjalpi e veçanerisht dhalla, mjalti e melasa, si edhe shumica e familjes se arrave, si bajamet, geshtenjat, lajthite, frutat dhe lengjet e frutave, veçanerisht ato te lengshmet.
Ekspertet e te ushqyerit i quajne frutat “alkalinizatoret me te mire dhe pastruesit e brendshem me te njohur dhe ilaçin me natyral”. Mollet jane te pasura ne kalium, i cili ndihmon ne neutralizimin e toksinave ne goje dhe si rrjedhoje, ato jane pastrues te shkelqyer per dhembet, mishin e dhembeve dhe lekuren. Fiqte kane nje ferment te veçante qe quhet ficine, e cila tret helmet ne sistemin e qarkullimit te gjakut dhe ndikon edhe ne shendetin e lekures. Ato permbajne edhe seratonine, e cila mendohet se forcon dhe permireson shendetin. Studiuesit dhe te mençurit e hershem nga Lindja e Mesme agjeronin per shume dite, duke ngrene vetem fiq dhe duke pire uje per te arritur fuqine mendore superiore. Nje mendje e kthjellet eshte gjithmone e rendesishme per nje fytyre te shendetshme.
Ananasi permban bromelin, i cili pastron pankreasin, ndersa domatet jane shume alkaline dhe neutralizuese te aciditetit.
Bananet permbajne nje sasi te mire kaliumi, i cili eshte i mire per nervat. Ato jane nje gjallerues i shkelqyer i depresionit nervor kur kemi mungese kaliumi. Frutat tropikale jane veçanerisht ushqyese kur merren se bashku me qumeshtin.
Uji ose qumeshti i arrave te kokosit eshte nje trajtim i shkelqyer per çdo lloj semundjeje qe shkaktohet nga aciditeti. Te copetuara, te perziera me farat e glikanxos, jane nje tjeter ushqim i mire. Kajsite jane nje burim i vitamines A dhe te hekurit. Limonet jane shume alkaline. Per kete arsye, lengu i tij keshillohet nga murgjit e vjeter si nje ilaç i mrekullueshem per pothuajse te gjitha semundjet. Pini uje me limon çdo dite, ne sasi te vogla, here pas here. eshte shume mire nese ju i shtoni pak kripe ose mjalte (megjithese limonet dhe frutat e tjera te agrumeve jane vete acide, ata prodhojne nje reaksion alkalin gjate tretjes). Portokajte jane gjithashtu shume pastrues dhe kane nje permbajtje te larte te vitamines C.