Biznesi i vogel-Basha Platforma e opozites eshte zgjidhja qeveria pergjegjese per gjendjen

basha45-293x200-11-293x200TIRANË, 16 Nëntor /ATSH/ - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama se ka vjedhur propozimet e opozitës në lidhje me taksat e biznesit të vogël.

Kryetari i PD-së, Basha në një deklaratë për mediat u shpreh se "nuk zgjidhet problemi duke vjedhur projektet e opozitës. Kjo krizë është një fatalitet për shqiptarët dhe biznesin në tërësi dhe është produkt i Edi Ramës. Platforma jonë është alternativë e shpëtimit të Shqipërisë. Ndonese qeveria e ka kopjuar alternativën tonë , ajo nuk arrin ta zbatojë në tërësi planin e masave që u propozojmë ne shqiptarëve sot".

"Fermerët dhe bizneset e kanë kuptura se shkaktar për këtë gjendje është qeveria dhe po ashtu kanë kuptuar se opozita ka një paketë shpëtimi për ta nxjerrë vendin nga kolapsi" tha Basha.

Gjithashtu, Basha tha se qeveria i gënjeu shqiptarët për taksat, për punësim, legalizim dhe se zgjidhja është bashkimi me opozitën për të larguar këtë qeveri".

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama