Biznesmeni i rreme me 380 dashnore Shkova me gra deputetesh dhe prokuroresh

Biznesmeni i rreme me 380 dashnore: Shkova me gra deputetesh dhe prokuroresh

Në pamje të parë, Arben Tollia nuk të jep përshtypjen e një Don Zhuani. Është krejt i qetë dhe qëndron ulur në një dhomë të vogël në hyrje të regjimit të brendshëm në burgun e Vaqarrit. Ka pak kohë që është transferuar në qelitë e këtij burgu në periferi të kryeqytetit. Veshur mban rroba të zeza dhe një pale këpucë kafe. Cigaren nuk e heq për asnjë moment nga dora. E pi të dredhur. Në duar mban dhe një gotë plastike me Coca-cola dhe e kthen sa herë i duhet të mendohet për të dhënë ndonjë përgjigje “me spec”, siç thotë ai. Është thuajse mesditë, kur trokasim në portën kryesore të burgut.

Aty na pret një polic, i cili në pamje të parë, duket sikur s’i ka mbushur të 30-at. Me mirësjellje kërkon autorizimin dhe vë në dijeni drejtorin. Bardhyl Haskaj ka pak kohë që është vënë në krye të burgut, që në vetvete,mbart pak problematika, mbase për shkak të faktit se shumë nga të dënuarit janë shumë pranë lirisë. Gjithsesi situatën e ka vënë nën kontroll. Shefi i sigurisë së burgut, Pirro Piraci të shoqëron për në regjimin e brendshëm, pasi përfundon e gjithë procedura e kontrollit.

Pirro ka dy muaj që ka marrë këtë detyrë dhe duket se I është përveshur fort punës. Për të, rëndësi kanë të drejtat e të dënuarve, por gjithsecili prej tyre, duhet të respektojë dhe detyrimet që ka. Intervista me të dënuarin Tollia zhvillohet në praninë e tij. Është një masë sigurie që marrin drejtuesit e burgut, për të shmangur çdo incident. Tollinë e ka ndihmuar rrjeti social “Facebook” të njohë femra të reja, edhe pse është dënuar për përdhunimin e dy syresh vite më parë. Por, tani betohet e përbetohet se në qeli nuk ka telefon.

Zyrtarët e burgut të garantojnë se në qeli nuk ka sende të ndaluara, pasi ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme. “Nga gjithë këto femra që kam pasur, kam prekur dikë në ‘tela’ shumë. Njëra prej tyre ka qenë femër me pushtet. E dija që e kishte këtë pushtet, por pranoi vetë të rrinte me mua”, - thotë Tollia. Nuk pranon të ketë përdhunuar asnjë femër, pasi sikurse thekson, të gjitha kanë pranuar me dëshirën e tyre marrëdhënien me të. “Më kanë akuzuar se kam përdhunuar një femër kur dola me leje nga burgu. Le ta vërtetojë prokuroria dhe le të më dënojë përjetë”, - thotë ai.

Emri juaj doli sërish në media për një rast përdhunimi në Durrës, teksa ishit me leje nga burgu. Si është e vërteta?

Kam qenë në burgun e Lezhës dhe natyrisht kam përfituar mbi bazën e ligjit leje shpërblyese. Media më akuzoi direkt për përdhunim, por nuk ka asnjë vendim gjyqësor që e vërteton një fakt të tillë. Media më bëri gjyqin. Më cilësoi përdhunues. Po ju them që nuk kam përdhunuar asnjë

femër.

Po atëherë përse të denoncoi vajza nga Durrësi? Cili ishte interesi i saj, edhe pse më pas është tërhequr?

Realisht nuk di se kush është ajo vajzë. Por unë them që është e qëllimshme, pasi kam bërë kërkesë për lirimin me kusht. Me këtë zhurmë që u bë, unë nuk lirohem me kusht. Ngjarja e fundit më penalizon. Dua t’ju them diçka: ta vërtetojë prokuroria që unë kam përdhunuar një vajzë dhe të më dënojë përjetësisht dhe të mbetem përjetësisht në burg. Por të ma vërtetojë ama! Unë kërkoj drejtësi, jo mëshirë. Ju kanë cilësuar si një “Kazanova shqiptar”

Si i kaloni orët në qeli, ka ndonjë moment që nuk mendoni për femrat?

Patjetër që ka momente që nuk mendoj për femrat, por natyrisht që mendoj për to. Por të gjithë mendojnë për femrat, është biologjike. Edhe Barack Obama mendon për femrat. Sa për ditët në burg, i kaloj duke lexuar libra të ndryshëm. Dal në ajrim dhe marr pjesë në ndonjë aktivitet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama