Gazetari Kastriot Myftaraj, i njohur për teoritë e tij të konspiracionit, më datën 6 të këtij muaji, kishte publikuar një shkrim ku fliste për konfliktin e biznesmenit, tashmë të vrarë, Artan Santon, me biznesmenin Irfan Hysenbelliun.
Ne po e publikojmë të plotë këtë shkrim të Myftarajt.
"Konflikti Artan Santo-Irfan Hysenbelliu për kompaninë mediatike “Fokus” (Tv Neës 24, “Gazeta Shqiptare”, Ballkanëeb)
Në vitin 2011 bankieri Artan Santo dhe biznismeni Irfan Hysenbelliu blenë bashkërisht nga dy pronarët italianë të saj kompaninë mediatike të përbërë nga Televizioni Neës 24, “Gazeta Shqiptare”, Radio Rash, Ballkanëeb. Me këtë rast, Santo dhe Hysenbelliu krijuan kompaninë mediatike “Fokus”, ku u bënë bashkëpronarë me nga 50% të aksioneve.
President i Kompanisë “Fokus” u bë vëllai i Irfanit, Kasëmi. Marrëdhëniet mes dy bashkëpronarëve ishin të mira sa kohë ishte Berisha në pushtet. Që prej largimit të Berishës nga pushteti, mes tyre ka nisur një konflikt i madh. Konflikti është shkallëzuar deri atje sa që Irfani i ka porositur rojet që të mos e lejojnë Santon të kapërcejë pragun e kompanisë mediatike, ndonëse Santo është bashkëpronar i saj.
Madje President Kasëmi i kërkon Santos të paguajë edhe spotin publicitar të Bankës “Credins” që transmetohet në Neës 24, ndonëse Santo është drejtor ekzekutiv dhe bashkëpronar i bankës. Kur Santo kërkon të dijë nëse veprohet njëjtë me spotet e panumërta publicitare që transmeton Neës 24 për Birra “Korça” që është në pronësi të Irfan Hysenbelliut, nuk merr përgjigje.
I mërzitur nga të gjitha këto, Santo i ka ofruar një zgjidhje Irfan Hysenbelliut, që njëri prej tyre të bëhet pronar i vetëm i kompanisë. Pra, ose Irfan Hysenbelliu t’i paguajë Santos 3 milionë euro dhe të marrë dhe pjesën e tij të aksioneve, ose t’ i paguajë Santo atij 3 milionë euro dhe të marrë edhe pjesën e aksioneve të tjetrit. Por Irfan Hysenbelliu nuk e ka pranuar këtë ofertë të Santos.
Në biseda me miqtë Irfani thotë se tani kompaninë e zotëron ai dhe Santo nuk ka më punë atje. Në këto rrethana, Santo pritet që të nisë procedurat për të marrë në zotërim krejt aksionet e Kompanisë “Fokus”.
Hysenbellinjtë ia kanë dhënë të gjitha provat e nevojshme Santos që të veprojë ligjërisht për ta arritur këtë. Një bilanc i rremë në vlerën fiktive prej 20 milion euro është vetëm një nga bëmat e kundërligjshme të atyre të cilët kanë marrë nën kontroll këtë kompani. Me marrjen e kompanisë “Fokus” nga Santo nis dhe shkrirja e perandorisë mediatike të Irfan Hysenbelliut, e cila nisi të ndërtohet me gazetën “Panorama”, që pritet të jetë dominoja e fundit që do të bjerë jo shumë vonë pas rënies së dominove mediatike të kompanisë “Fokus”.
Të dy, Irfan Hysenbelliu dhe Artan Santo janë bashkëpronarë dhe te Universiteti “Luarasi”, ku gjithashtu kanë mosmarrëveshje. Këtu ishte Irfan Hysenbelliu që i bëri një ofertë Santos, duke i thënë që ta shisnin Universitetin për 3 milion euro. Santo e pranoi ofertën, por u tërhoq kur mësoi se që të realizohej shitja duhet që ai ta kalonte pjesën e vet në emër të një pjesëtari të familjes së Irfan Hysenbelliut. Duket se ky i fundit nuk kishte asnjë ofertë për të shitur Universitetin por thjesht donte që të merrte edhe pjesën e aksioneve që zotëronte Santoja. Kështu që edhe në këtë biznis të përbashkët të dy ortakët gjenden në një rreth vicioz.