Black Box e artistit Bujar Luca ne Galerine Kombetare te Arteve

12063343_1657029681211781_6687193975143218462_nTIRANË, 22 Tetor/ATSH-Gjergji Mima/ -Në Galerinë Kombëtare të Arteve u çel mbrëmjen e së mërkurës ekspozita e artistit Bujar Luca, "Black Box". Ekspozitën e vizitoi Kryeministri Edi Rama, si dhe personazhe të njohur të fushës së poltikës, diplomacisë, artit dhe kulturës.

Këshilltari i Kryeministrit për diplomacinë kulturore z. Fate Velaj u shpreh në një prononcim për ATSH-në se ideja e kësaj ekspozitë i kishte lindur nëntorin e vitit të shkuar pas një takimi me artisitn Bujar Luca ne Paris.

Bujar Luca vjen për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Arteve edhe pse prej vitit 1990 është një artist i njohur në Francë e Europë, ashtu siç është një piktor filmi dhe skenograf i suksesshëm.

10734001_1657029794545103_3523369933020250763_nNë GKA ai vjen me këtë ekspozitë e cila është ndërtuar në formën e një kutie muret e së cilës janë veshur me 1825 vizatime që në farë mënyre të përcjellin në botën e brendshme të artistit.

Artisti Bujar Luca e theksoi edhe në fjalën e tij përpara mediave në konferencën për shtyp para çeljes së ekspozitës se, Galeria Kombëtare se kishte qënë një vend i privuar që në rininë e tij si artist. Luca falenderoi Bordin Artistik të GKA, i cili miratoi ekspozitën e tij, drejtorin Artan Shabani dhe gjithë bashkëpunëtorët në këtë ekspozitë.

"Siç e dini, vij mbas 25 vitesh në Shqipëri dhe Galeria Kombëtare nuk ka qënë e hapur për mua gjatë periudhës komuniste, prandaj është një kënaqësi që kethehem në këtë Galeri, e cila për mua ka qenë një synim i përhershëm. Shkaku mospranimit, apo refuzimit të artit tim këtu në Shqipëri ishin influencat e huaja në pikturën time. Që në periudhën e fakultetit përpiqesha të lexoja mbi tendencat e reja të artit në botë, diskutonim me miqtë, ndanim dorëshkrimet dhe idetë tona dhe me të vërtetë që kemi rrezikuar edhe të futeshim në burg. Edhe kur përpiqeshim t'i ndanim këto ide me profesorët tanë, ata hidhnin dyshime mbi aftësitë tona për të parë në mënyrë realiste natyrën, duke thënë se ndoshta kishim edhe probleme me sytë, ata shikon influenca të huaja në idetë dhe punët tona", theksoi Bujar Luca

10926457_1657029791211770_1930289995847270114_nDrejtori i GKA, Artan Shabani, e cilësoi gjatë konferencës pë shtyp nder dhe rast të veçantë për Galerinë dhe gjithë publikun ardhjen e Bujar Lucës me një ekspozitë në GKA.

"Të gjitha këto vepra janë unike. Kur gjendesh brenda këtij Black Boxi, është një gjithësi vizatimore tronditëse sepse të gjitha këto vepra janë shpirtërore. Me këto 1825 vizatime është krijuar një oqean arti, ose një pazëll i plotë, ku secila prej këtyre veprave është një dritare që shkon përtej. Secili prej nesh ka një liri interpretimi, një liri perceptimi, një emocion të përgjithshëm, por edhe në veçanti të secilës prej veprave, duke të të dhënë edhe atë kënaqësinë e inrepretimit individual. Dikujt mund t'i kujtoj surealizmin e Dalisë, dikujt linjat e Matis, apo të Pikasos, por në fund, ky mbetet personaliteti i Bujar Lucës dhe ky personalitet unik gjendet në çdo vepër të tij.

Ekspozita "Black Box" është konceptuar nga artisti si një kuti e mbyllur, me qindra vizatime të cilat shprehin jetën e përditshme të piktorit, ndjenjat emocionet dhe gjurmët që ato lënë në koshiencën dhe subkoshiencën e tij. Por gjithësesi ato mbeten të pavarura dhe kushdo mund të gjejë tema të ndryshme. Bujar Luca nuk është vetëm piktor, por ai është piktor- skenograf i njohur, pa lënë mënjanë talentin që ka për poezinë", tha drejtori Shabani.

12112275_1657029724545110_7831157763108893618_nSë bashku me artistin Bujar Luca, me rastin e ekspozitës, ndodhet në Tiranë edhe Z. Serge Plantureux, drejtues i galerisë "Photoceros" në Paris, i cili është galeristi i artistit franko-shqiptar.

"Njohja me Bujar Lucën erdhi kur ambasadori i Shqipërisë në Francë, Z. Dritan Tola, më foli për një intervistë të dy artistëve të rinj shqiptar në atë kohë, Bujar Luca dhe Edi Rama, botuar në vitin 1990 në një revistë franceze. Duke reflektuar mbi veshtirësitë që pati arti i përçarë në perëndim, ne ndërtuam një ide rreth kësaj çështje dhe kështu lindi ekspozita "Black Box" e Bujar Lucës, e cila u ndërtua në bodrumin e nëndheshëm të Galerisë sime e cila kishte qënë më parë një bankë.

10402003_1657029787878437_4704181137791919793_nNisur nga hapësira që kishim në dispozicion na lindi dhe ideja për të ndërtuar një portë të vogël, ku publikut i duhet të përkulet për të hyrë në Black Box. Kjo është një mënyrë për të hyrë në intimitetin e veprës së Bujar Lucës. Kur hapëm ekspozitën në Paris, mes vizitorëve të shumtë ishte edhe presidenti i Musee D'Orsay, Z. Guy Cogeval, të cilit i pëlqeu aq shumë ekspozita sa ndenji disa orë.

Vepra e Bujar Lucës, më ka zgjuar mua idenë se nëse do të isha artist, do të doja të isha si Bujar Luca, një artist që njerzit duan dhe shikojnë me interes të madh", u shpreh Serge Plantureux.

Kryeministri Edi Rama, dhe artisti Bujar Luca ekspozitë në Paris dhjetorin e 2014-ës

12122553_1657031474544935_8700501827139991658_nKryeministri Edi Rama, dhe artisti Bujar Luca kanë çelur edhe 4 dhjetorin e shkuar në Paris një ekspozitë të quajtur "Shqiptarët nesër" në Galerinë Rinoceros & Cie, e cila ndodhet në numrin 156 Bulevard Haussmann në Paris.

Të dy artistët në punimet e ekspozuara n atë ekspozitë dëshmuan origjinalitetin krijues dhe ku abstraksioni dhe lidhja e njollave të ngjyrave me vizatimet dhe dekorativitetin e kërkuar ndërtonin në secilin autor kompozimet e një ëndërre ide.

Ekspozita qëndroi e hapur deri më 24 dhjetor,. Pikturat e artistit Bujar Luca, mbanin titullin "Kurora me gjemba", ndërsa pikturat e Kryeministrt Edi Rama, titullin "Fletë zyre".

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama