Blackberry rikthehet ne normalitet

Blackberry rikthehet ne normalitet
Përdoruesit e Blackberry-t më në fund mund të marrin frymë lirisht. Kompania konfirmoi te marten se problemet që cuan një ditë më parë në bllokimin e shumë prej shërbimeve të saj, tashmë janë zgjidhur. Telefoni shfaqi vështirësi me internetin dhe mesazhet per shkak te atyre qe u cilesuan si 'ngerce teknike' te pashpjegueshme. Mbyllja e sherbimeve, perfshire messenger-in qe mundeson komunikimin falas mes telefonave Blackberry, zemeroi miliona vete ne Afrike, Azi, Lindjen e Mesme, Europe e madje edhe ne Shqiperi.

Rrjeti social Tëitter raportoi ankesa nga nje numer i madh perdoruesish, duke nisur nga njerez te thjeshte e deri tek sektore korporatash. Kompania dha pak detaje sqaruese ne deklaraten e saj te shkurter ku informonte konsumatoret se kjo ceshtje do te kerkonte disa ore qe te zgjidhej. Sherbimet e Blackberry-t pesuan nje crregullim te ngjashem muajin e kaluar ne Shtetet e Bashkuara, cka solli atehere nje renie te konsiderueshme te vleres se aksioneve. Si per ironi te fatit, me heret zoteruese i kompanise, 'Research in Motion' kishte njoftuar pasurimin e telefonit me nje opsion te ri qe lejonte ndarjen e informacionit, dokumenteve apo fotove te smartfoneve te Blackberry-t me njeri- tjetrin.

Sado qe sherbimi i internetit eshte rivendosur pas defektit te befte te serverit qendror ne Slough prane Londres, RIM paralajmeron per vonesa te mundshme ne dergimin e mesazheve apo kerkimit ne internet, ndersa vazhdon te punohet per zgjidhjen e plote te problemit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama