Blank shkarkohet nga PSG por largohet me nje cek te majme

Blank shkarkohet nga PSG, por largohet me një çek të majmë

Tashmë gjithçka është zyrtare: Loran Blank nuk është më trajneri i PSG. Ka qenë vetë klubi parisien që ka zyrtarizuar largimin e tij, duke e falënderuar "për arritjet në vitet e fundit, rezultatet dhe stilin e lojës". Megjithatë, trajneri francez nuk është larguar shumë i trishtuar nga PSG, duke pasur parasysh se ka marrë si dhuratë një çek të majmë, dëmshpërblim për prishjen e parakohshme të kontratës.

laurent-blanc-psg_3428917

Klubi bëri të ditur se palët kanë gjetur një akord i cili ka mbrojtur interesat e të gjithë palëve. Përveç Blank, nga parisienët është larguar i gjithë stafi teknik i skuadrës, që do t'i bëjë vend të rinjve që do të vijnë.

Blank ka fituar 11 trofe me parisienët dhe drejtuesit e klubit i kanë paguar shumë shtrenjtë sukseset e tij. Trajneri francez ka marrë si dëmshpërblim 22 milionë euro për ndërprerjen e parakohshme të kontratës edhe pse nuk arriti të bënte realitet asnjëherë ëndrrën e pronarit për të fituar Ligën e Kampioneve.

Tashmë pritet që në Paris të zyrtarizohet emërimi i Unai Emeri, strategut që drejtoi Seviljen drejt suksesit në Ligën e Europës në tre sezonet e fundit radhazi.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama