Bleona perdor karten e fundit per fame ne USA pozon nudo

Bleona perdor karten e fundit per fame ne USA, pozon nudo
Këngëtarja 33-vjeçare Bleona Qerreti, pas shumë përpjekjeve të njëpasnjëshme për të depërtuar sadopak në industrinë amerikane të muzikës, po mendon tashmë të bjerë në sy duke joshur me trupin. Pasi i ka provuar të gjitha mënyrat, ajo ka vendosur të tregojë linjat e saj, ndërsa ka realizuar foto ku shfaqet nudo.

Një nga fotot ajo e ka postuar vetë për fansat në faqen e saj personale në facebook, si për të testuar mendimin e fansave dhe të publikut. Ndërkohë që nuk dihet ende destinacioni i këtyre fotove, nëse do mund të botohen në ndonjë kopertinë reviste. Para paka muajsh, këngëtarja u shfaq në disa foto eventesh në Amerikë, me linja të tjetërsuara dhe në mbipeshë.

Në vazhdën e ambicies së tepruar për famë hollivudiane, që ka rezultuar e pamundur deri tani, ajo herë pas here publikon në profilet e saj, në rrjetet sociale, njoftime për prezencën personale në evenimentet botërore, si dhe foto të ndryshme me personazhe VIP. Mes atyre fotove ajo publikoi në profilin e saj në faceboook një foto me Guetta DJ, nga më të famshmit në botë, një foto e shkrepur në Beverly Hills, aty ku jeton Bleona këto kohë. Por ajo çfarë binte në sy në këtë foto, është transformimi i linjave të trupit, ku vihet re një shtim i madh në peshë.

 Bleona Qerreti dha një intervistë gjatë pjesëmarrjes së saj në festën promovuese të çmimeve “Grammy 2012”, ku foli për albumin e saj të ri, për të cilin shprehej se do të jetë së shpejti në treg. Ajo konfirmoi gjithashtu se së shpejti do të lançojë edhe një video “hot”. Ndoshta seti i fotove të reja nudo është realizuar gjatë xhirimit të kësaj videoje, për të cilën këngëtarja nuk është shprehur ende në media.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama