Bleona tashme si mandarine

Bleona, tashmë si mandarinë

E teksa bëhët gati së shpejti për të vendosur kurorë me të dashurin e zemrës Ganiun, Bleona Qerreti është në përgatitje të albumit të rradhës, ndërkohë që numri shkon në shtatë të tillë. Një ndër këngët më të bukura njëkohësisht dhe të pëlqyera nga publiku është edhe “Mandarina”, e njohur tashmë edhe nëpërmjet videoklipit të veçantë. Sipas Bleonës, kënga është një bashkëpunim midis saj,

“Makiato Band” dhe “Etno Engjëjve” ku mbizotërojnë ritmet R&B. Një tjetër këngë më shumë të dëgjuara se të tjerat do të jetë edhe “Qejfin gruas mos ia prish”, një material me motive popullore. Duke qenë se Bleona ka vendosur të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës albumi i saj i shtatë do të jetë edhe në anglisht, një mundësi e mirë kjo për t’u shpërndarë edhe në tregun muzikor amerikan.





Per te lexuar me teper mbi jeten e Bleones klikoni ketu

Marre nga : Gazeta Shqiptare   


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama