Blerim Xhemaili e ka si engjëll mbrojtës familjen e tij. Teksa është i grumbulluar me kombëtaren e Zvicrës, mesfushori me origjinë kosovare është mbështetur edhe nga gruaja e tij, Eriona.
Së bashku me djalin, Luanin, ndjekin nga afër në stërvitje Blerim Xhemailin. Bukuroshja Eriona është fotografuar në befasi nga paparacët teksa mban djalin në shkallët e stadiumit.