Takimi me yjet e botës është bërë një trend shumë i madh në skenën shqiptare. Ata takohen, fotografohen, madje dikush ka fatin edhe të fillojë miqësi të afërt e të bashkëpunojë me ta, sigurisht nëse pranojnë. Një fat të tillë e ka pasur edhe aktori Blerim Destani, i cili në jetën dhe karrierën e tij ka pasur mundësinë të takojë shumë yje të kinematografisë dhe kulturës botërore. Pas takimit me shumë aktorë të njohur, Blerimi ka pasur rastin që gjatë udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të takojë edhe aktorin e famshëm, Morgan Freeman. Ata janë takuar dhe fotografuar së bashku, foton Blerimi e ka postuar në profilin e tij, ku më pas ka vijuar një radhë e gjatë e komenteve nga miqtë dhe fansat… Ky takim me Morgan Freeman ka qenë një ëndërr e madhe e aktorit shqiptar, i cili tenton të depërtojë në kinematografinë e huaj prej disa vitesh.