Nuk ka qënë blerje votash por pagesë për për udhëtimin e studentëve të Forumit Rinor Socialist që të vinin të votonin. Ky është argumenti që ka dhënë sot Partia Socialiste për skandalin e publikuar mbrëmë në emisionin Fiks fare për blerje votash nga ana e PS-së për kandidatin e saj për bashkinë Korccë. Kryetari i Partisë Socialiste në Korçë, Ilir Pendavinji, reagoi sot duke hedhur poshtë pretendimin për blerje të votive me ccmimin 2 mijë lekë të reja. Ai tha se shtabi elektoral i PS-së nuk ka kryer blerje votash, por vetëm se ka ndihmuar studentët me pagesë të udhëtimit. “Nuk kemi blerë vota, në asnjë mënyrë. Studentët nuk kishin mundësi të vinin në Korçë, ata janë anëtarë të FRESSH dhe ne vetëm sa u kemi paguar shpenzimet që të mund të vinin të votonin në Korçë. Rruga vajte-ardhje Tiranë-Korçë kushton 16 mijë lekë të vjetra”.