Nënkryetari i Bashiksë së Tiranës, Eno Bozdo akuzoi qeverinë për bllokimin e punimeve të Bulevardit të ri. Ai tha se kryeministri ka urdhëruar Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik që të ndërpresë punimet për vazhdimin e ndërtimit të bulevardit. Ai tregon se INUK-u, nuk ka asnjë të drejtë juridike të ndërhyjë në projektin e bashkisë.
“Nuk kemi të bëjmë me një moskuptim të vendimeve, por me një porosi politike të Ramës. Sot në mënyrë banditeske bllokon punimet. INUK-u nuk ka asnjë lloj juridiksioni mbi territorin e Bashkisë së Tiranës. Prandaj është e kuptueshme që pas këtyre vendimeve është kryeministri Edi Rama”, - u shpreh Bozdo.