Bllokohet nje avion ne Divjake priste te ngarkonte 2 ton droge

Bllokohet nje avion ne Divjake priste te ngarkonte 2 ton droge

Një avion i cili fluturonte në hapësirën ajrore shqiptare është ndaluar në Divjakë gjatë një aksioni të Policisë së Shtetit. Sipas informacioneve paraprake, forcat speciale kanë rrethuar avionin që ishte ulur në Divjakë, afër zonës së plazhit. Ndërsa aty pranë është gjetur edhe një makinë tip Fuoristradë me 2 ton hashash, e cila dyshohet se do të ngarkohej në avion.

 

"A1 Report" ka siguruar emrin e pilotit italian, Giorgio Riformato, 56 vjeç nga Varese, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm për mashtrim. Fillimisht u tha se piloti kishte bërë ulje emergjente për shkak të një defekti, dhe se gjatë uljes avioni kishte pësuar dëmtime.

 

Katër persona janë shoqëruar nga policia, por ende nuk dihet nëse kanë qenë këta personat që transportonin lëndën narkotike.

 

Lidhur me ngjarjen ka reaguar Aviacioni Civil, duke theksuar se avioni i bllokuar në Divjakë ka leje fluturimi në hapësirën shqiptare. Sipas këtij autoriteti, “Leja e fluturimit mban nr. 193 dhënë më 05.05. 2014”.

 

“A1 Report” ka mësuar se do të ketë një komunikim nga Ministria e Brendshme lidhur me këtë ngjarje. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama