Emri Bluetooth rrjedhë nga mbreti Danez Harald Blatand (Bluetooth= dhëmbi i kaltër) që kishte sunduar në shekullin e X.
Edhe nëpërmjet kësaj teknologjie bëhet bartja e datave në mënyrë komfore, pra pa ndonjë kabël. Iniciator standard kanë qenë Nokia dhe Ericson dhe kanë etabluar me sukses tek komponentët si Mobil telefona, Headsets, PDA-s etj.
Bluetooth i takon padyshim Wirelees familjes ku munden në të njëjtën kohë të lidhen maksimal 8 komponenta me një transferim të Datave prej 1Mbit/s në një largësi prej 10 metrave.
Komponentë të ndryshme që shfrytëzojnë Bluetooth janë si: Bluetooth-USB komponentë (si PC, Mobil Phone, Organizier, Printer). Bluetooth PC-Card, ISDN-Modem me Bluetooth, Mobil telefonat me bluetooth, bluetooth PDAs, bluetooth printer, scanner, bluetooth headset etj.
Bluetooth përdor 2,4GHz frekuencat por nuk është e njëjtë me WLAN dhe kushton më e lire se sa WLAN.