Deputeti i partisë Socialiste, Ben Blushi e ka konsideruar një shfaqje brutaliteti seancën e djeshme parlamentare. Sipas Blushit debati midis qeverisë dhe opozitës nuk u zhvillua për luftën ndaj krimit të organizuar. Blushi ka bërë në Shkodër prezantimin e librit të tij të fundit “Hëna e Shqipërisë” ku ka deklaruar se nuk diskutohet se si të hyet në Lazarat, por palët sulmojnë njëra tjetrën. “Në këtë debat nuk kishte interes publik. Avioni ra në Divjakë dhe kjo duhet luftuar. Duhet shkuar në burim për të bllokuar drogën ”, ka thënë Blushi.