Deputeti socialist, Ben Blushi, ka reaguar ndaj raportimeve se ai mund të garojë për Bashkinë e Tiranës. Duke folur pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Blushi ka mohuar këto zëra. Ai tha se kandidaturat duhet të përzgjidhen nga Rama në konsulta me grupin parlamentar. Blushi ka kritikuar edhe dorëheqjen e Artan Shkëmbit si kryebashkiak i Pogradecit. Blushi tha se ai ka braktisur qytetarët.