Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi i ka kërkuar qeverisë që të tërhiqet nga negociatat për shkatërrimin e armeve kimike të Sirisë në Shqipëri. Ai paralajmëroi edhe votë kundër nëse qeveria pranon një gjë të tillë dhe kërkon miratim nga Parlamenti.
“Qeveria duhet të tërhiqet nga negociatat, se si për mua dhe shumë deputetë të tjerë është e pamundur të votoj që në Shqipëri të sillen armë kimike”, është shprehur Blushi. Nga ana tjetër, ai shtoi se opozita po i vjedh kauzën e popullit që është kundër armëve kimike. “Kjo nuk është kauzë e opozitë, ajo po vjedh kauzën e popullit që është kundër armëve kimike në përgjithësi”, tha Blushi.