Deputeti socialist Ben Blushi ka folur në seancën e sotme parlametare edhe për ngjarjet e fundit në Maqedoni. Sipas tij, Maqedonia është një vend jodemokratik dhe ajo çfarë ndodhi në Kumanovë ishte me të vërtetë e frikshme.
Blushi foli edhe për vizitën e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan duke u shprehur se ai bën "dhurata" me kushte, por gjithësesi e ka cilësuar si një vizitë të duhur në kohën e duhur, përcjell Portali Albeu.
"Në këmbim të kësaj dhurate mu duk se në këmbim të kësaj dhurate presidenti turk kërkoi një shkëmbim. Dhurata nuk shkëmbehet. Nuk është kërkesë për tu pranuar. Kërkesa e djeshme ishte e tepërt dhe qeveria e kuptoi pozitën ku janë por nuk mund ta pranojnë. Nuk mund të jemi dhe s’duhet të jemi koloni turke. Nuk duhet të jemi. Për të mos u bërë palë në një konflikt demokrat është dita ta refuzojmë kolektivisht këtë kërkesë sepse siç thotë Erdogan, nuk do të bëhemi pishman", u shpreh Ben Blushi, raporton Portali Albeu.
Sipas Blushit, shkollat e Lëvizjes "Hizmet" në Shqipëri janë shkolla me kritere.
Më pas deputeti i PS-së u shpreh se ne duhet ti ndërtojmë vetë xhamitë dhe kishat dhe duhet të refuzojmë kërkesat e Erdogan që e vendosin Shqipërinë në një pozitë të papranueshme, por gjithësesi ai e ka falenderuar Turqinë për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë.