Shtatlarti Zherom Boateng bëri paraqitjen më të mirë këtë Europian, por e dënoi fati që shkaktoi penallti.
Qendërmbrojtësi gjerman tregon emocionet e tij dhe analizon ndeshje. "Ishim skuadra më e mirë në fushë, por ishte vërtet një duel 'gladiatorësh'.
Fitonte ai që kishte më shumë fuqi dhe zgjuarsi. Penalltia që shkaktova më nervozoi, pasi ishte e pavullnetshme. Gabimi im që nuk i tërheq me shpejtësi krahët.
Më vjen keq që vuajtëm për shkakun tim", sqaroi Boateng duke dhënë detaje mbi penalltinë e tij:
"Do ishte e pafalshme nëse do ta gaboja. E mblodha veten dhe pata besim shumë te Nojer dhe shpërqendrimi i italianëve", përfundoi Boateng.