Sulmuesi i Rumanisë, Bogdan Stançu, është i bindur se kjo kombëtare mund të kalojë mes 16 më të mirave të turneut me një fitore kundër Shqipërisë. Por ai është i ndërgjegjshëm se një sukses përballë kuqezinjve nuk do të jetë aspak i lehtë, meqë skuadra e drejtuar nga De Biazi ka shumë cilësi.
"Ne e dimë se sa të mirë janë shqiptarët, sa të përkushtuar janë dhe sa lojë të fortë fizike bëjnë ata.
Nga kjo pikëpamje, ne duhet të tregohemi të vëmendshëm dhe të zgjuar përballë tyre, përndryshe çështja e kualifikimit mund të kthehet në problematike", theksoi Stançu.
Rumania ka shënuar dy gola në këtë Europian, të dy falë gjuajtjeve nga pika e bardhë e penalltisë, me autor Stançu.