Bojkoti ne boomerang demokratet drejt thyerjes se vendimit te Bashes

Bojkoti ne boomerang, demokratet drejt thyerjes se vendimit te Bashes

Vendimi poltitik i kryetarit të Partisë Demokratike për t’i qëndruar besnik deri në fund bojkotit në Kuvend, duket se nuk po shkon ashtu siç ai do të donte. Kjo për vetë faktin se deputetët demokrat, kryesisht deputetët e rinj që janë në mandatin e tyre të parë, e shohin gjithë këtë situatë si absurde.

Disa prej këtyre deputetëve të Partisë Demokratike shprehen të shqetësuar për qëndrimin kaq afatgjatë jashtë dyerve të institucionit të Kuvendit. Pavarësisht se deri tani kanë qëndruar të heshtur nën urdhërin e kryetarit të tyre, mesa duket afatet e skadimit të mandateve i kanë vënë ata në lëvizje për gjithë këtë absurd që po i shoqëron prej kohësh. Për këtë arsye deputetët demokrat pritet që gjatë këtyre ditëve t’i kërkojnë kryetarit shpjegime për gjithë këtë hendek të krijuar mes tyre dhe Parlamentit dhe për mënyrën se si do të veprohet më tej.

Disa prej këtyre deputetëve shprehen se nëse kryetari i tyre ka vendosur t’ju djegë mandatin dhe t’i zëvëndësojë ata me emra të tjerë, kjo nuk është normale. Madje ata e konsiderojnë këtë pjesë nëpërkëmbje të dinjitetit të tyre. Duke u shprehur se sido që të jetë puna, madati i tyre duhet të përfundojë me dinjitet dhe jo në këtë formë. Në këtë mënyrë ato e lënë të nënkuptuar faktin se nëse kryetari i tyre Basha, vijon t’i rri besnik këtij qëndrimi, ata do të thyejnë vendimin politik dhe do t’i rikthehen jetës parlamentare.

Shqetësimi


Disa prej deputetëve të rinjë demokrat përveç faktit që ndihen të rrezikuar nga humbja e mandatit, përmendin edhe një fakt tjetër të rëndësishëm, që është ajo e pagesave të tyre. Lidhur me këtë ata shprehen se kanë hequr dorë nga profesionet e tyre për mandatin e deputetit, ndërkohë që ka 5 muaj që ata nuk marrin rrogat. E gjithë kjo vjen për shkak të vendimit politik për të qëndruar në bojkot. Zëra nga radhët e këtyre deputetëve theksojnë se deputëtet e tjerë demokrat të cilët kanë qënë pjesë e qeversijes Berisha dhe kanë patur poste gjatë asaj kohe, nuk e marrin në konsideratë rrogën e deputetit, për shkak se kanë të ardhura të tjera.

Por nga ana tjetër, ata e vënë theksin tek problem i tyre, duke i shprehur se të vetmet të ardhura të tyre vijnë nga rroga e deputetit. Në këtë mënyrë deputetët demokrat të cilët janë në mandatin e tyre të parë nuk po arrijnë të gëzojnë rrogat e tyre për shkak të vedimeve që kryetari i tyre merr, pa dashur të dijë për të ardhurat e tyre. Jo rrallë herë disa prej këtyre deputetëve ndonëse jo me zë të lartë, por nën zë kanë shprehur dëshirën e tyre për të qenë pjesë e punimeve në Kuvend, por i janë përmbajtur urdhërit politik të Bashës. Me sa duket kësaj “epoke” po i vjen fundi në radhët e demokratëve.
 
Balla: Demokratët do kthehen në kuvend, nga frika se humbin mandatet.


Deputeti socialist Taulant Balla, është shprehur i sigurt që opozita në 11 dhjetor do të jetë në Kuvend dhe do të ndërpresë bojkotin e saj disamujor. Sipas tij, Partia Demokratike detyrohet të marrë këtë vendim, sepse pas një periudhë 6 mujore jashtë Kuvendit atyre u skadon mandati si deputet. Reagimi i nënkryëtarit të grupit të PS-së vjen vetëm dy ditë pas shkrimeve të publikuara në “Shqiptarja.com” për skadimin e mandateve të deputeteve demokrat. Me anë të një postimi në “facebook”, Balla tha se demokratët do ta justifikojnë kthimin e tyre në parlament, duke përdorur si arsye Këshillin Europian të datës 8 dhjetor.

“Tani grupi parlamentar do të kthehet në Kuvend, më datë 11 dhjetor, duke përmendur si argument edhe Këshillin Europian të datës 8 dhjetor, i cili në vlerësimin për vendet kandidate në BE, në rastin e Shqipërisë do të kujtojë rëndësinë e dialogut politik mes mazhorancës dhe opozitës. Pas mbledhjes së Këshillit, grupi i PD-së do vijë në Kuvend më datë 11 dhe do kërkojë mocione me debat dhe interpelanca. Por arsyeja e vërtetë është skadimi i periudhës 6 mujore për mungesën e pajustifikuar të deputetit në punimet e Kuvendit, që imponon sipas rregullores dhe Kushtetutës humbjen e mandatit. Sepse seanca e fundit kur mund t’a shmangin këtë është seanca e datës 18 dhjetor,” deklaroi Balla.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama