Bolonja i ofron Ajetit rroge te ngjashme me ate te Hysajt te Napoli

Bolonja i ofron Ajetit rrogë të ngjashme me atë të Hysajt te Napoli

Situata e Arlind Ajetit ndryshon nga momenti në moment, pasi futbollisti është në bisedime me shumë klube të ndryshme. Tashmë në avantazh për të siguruar firmën e tij është Bolonja, e cila i ka bërë një ofertë shumë më të mirë financiare se sa Peskara.

arlind ajeti

Klubi ku aktivizohet Ledian Memushaj i ka ofruar "vetëm" 300 mijë euro neto në sezon, për tre vite, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar se babai i futbollistit kërkon 450 mijë euro në sezon nga Peskara.

Por një shifër e tillë do të kalohet nga Bolonja. Sipas "Corriere dello Sport", ky klub ka ofruar 600 mijë euro në sezon për mbrojtësin 22 vjeçar dhe një kontratë deri në vitin 2020.

Këto janë kushtet financiare që ka aktualisht Elseid Hysaj te Napoli dhe kuptohet që kanë tunduar seriozisht mbrojtësin shqiptar. Ajeti ka bërë të qartë që dëshiron të rrijë në Itali dhe të ketë të garantuar një vend si titullar, ndaj çdo diskutim financiar duhet të shkojë paralel edhe me planin sportiv për një futbollist që synon të kthehet në një pikë referimi për kombëtaren shqiptare.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama